Putin dhe Kim zotohen për forcimin e lidhjeve Moskë-Phenian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147620-putin_dhe_kim_zotohen_për_forcimin_e_lidhjeve_moskë_phenian
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur sot gatishmërinë e Moskës për t’i thelluar marrëdhëniet me Phenianin, në një mesazh urimi dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për Ditën Kombëtare të Çlirimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 15, 2023 20:20 Europe/Tirane
  • Putin dhe Kim zotohen për forcimin e lidhjeve Moskë-Phenian

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur sot gatishmërinë e Moskës për t’i thelluar marrëdhëniet me Phenianin, në një mesazh urimi dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për Ditën Kombëtare të Çlirimit.

"Unë jam i sigurt se ne të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat për të mirën e popujve tanë, në interes të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe në rajonin e Azisë Verilindore si tërësi”, tha Putin në një komunikatë të publikuar nga Kremlini. Putini tha se themeli për bashkëpunim të ngushtë mes Moskës dhe Phenianit u shtrua gjatë çlirimit të Koresë së Veriut nga pushtimi japonez dhe gjatë “kohëve të vështira të luftës”. Në letrën e tij drejtuar Putinit, Kim deklaroi se miqësia e të dy vendeve u krijua në Luftën e Dytë Botërore me fitoren mbi Japoninë dhe tani "po demonstron plotësisht pathyeshmërinë dhe fuqinë e saj në luftën për të shkatërruar praktikat arbitrare dhe hegjemoninë e imperialistëve", raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA). Ai u zotua të zhvillojë lidhjet Moskë-Phenian në "një marrëdhënie strategjike afatgjatë". "Unë jam plotësisht i bindur se miqësia dhe solidariteti do të zhvillohen më tej në një marrëdhënie strategjike afatgjatë në përputhje me kërkesat e epokës së re," citohet të ketë thënë Kim në këtë letër. Moska dhe Pheniani kanë përmirësuar më tej lidhjet që nga fillimi i luftës në Ukrainë vitin e kaluar. Kim e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një "luftë proxy" e SHBA për të shkatërruar Rusinë.