Vazhdon abuzimi i SHBA me Këshillin e Sigurimit
Qeveria kineze kundërshtoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe disa aleatëve të saj për të mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Korenë e Veriut.
Përfaqësimi i Kinës në Kombet e Bashkuara, ndërsa njoftoi kundërshtimin e vet për mbajtjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit për çështjet e të drejtave të njeriut në lidhje me Korenë e Veriut dhe deklaroi se këto përpjekje vetëm sa do të intensifikojnë tensionet. Përfaqësimi i Kinës në Kombet e Bashkuara gjithashtu shtoi: Nga këndvështrimi i Kinës, mbajtja e këtij takimi nuk i sjell ndonjë vlerë të shtuar Këshillit të Sigurimit dhe Pekini do ta kundërshtojë këtë takim. Kjo sepse detyra e Këshillit të Sigurimit është të ruajë paqen ndërkombëtare dhe sigurinë, jo të drejtat e njeriut . Në të njëjtën kohë, organi përfaqësues i Kinës në Kombet e Bashkuara deklaroi: Takimi i Këshillit të Sigurimit për çështjen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut është përtej autoritetit dhe fushëveprimit të këtij këshilli dhe politizimi i çështjes së të drejtave të njeriut vetëm sa ushqen intensifikimin e konfrontimit dhe konfliktit. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Japonia të enjten kërkuan mbajtjen e këtij takimi, që është takimi i parë zyrtar dhe publik i Këshillit të Sigurimit me një temë të tillë që nga viti 2017. Në lidhje me këtë, mediat perëndimore në raportet e tyre njoftuan se nuk është ende e qartë nëse organi përfaqësues i Kinës në Kombet e Bashkuara do të votojë apo jo për të parandaluar mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për çështjet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut. Por në lidhje me këtë, një zyrtar i lartë amerikan tha: Është e sigurt që ka të paktën nëntë vota për të vazhduar punën . Një ditë përpara qasjes së SHBA për të hetuar çështjet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, gjatë vizitave të tij monitoruese në fabrikat ushtarake të vendit, lëshoi një urdhër të prerë për të rritur prodhimin e të gjitha llojeve të raketave. Ky urdhër u dha përpara lajmit për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Duket se qeveria amerikane po ndërmerr çdo masë për të parandaluar aktivitetet raketore të Koresë së Veriut. Nuk duhet anashkaluar fakti që Amerika shfrytëzon institucionet ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për interesat e veta dhe kundër interesave kombëtare të vendeve të tjera në botë. Në fakt, një nga problemet themelore të botës sot është adoptimi i politikave unilaterale nga Shtetet e Bashkuara ndaj vendeve të ndryshme të botës, veçanërisht ndaj vendeve që kundërshtojnë politikat e Shtëpisë së Bardhë. Në të njëjtën kohë, aderimi i padiskutueshëm i vendeve si Japonia ndaj politikave amerikane do të thotë të mos kesh pavarësi. Më parë, qeveria e Tokios në kontekstin e mbajtjes së një qëndrimi kundër vendeve të pavarura bazuar në politikat amerikane, ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e Japonisë. Në lidhje me këtë, Favad Izadi, profesor i Fakultetit të Studimeve Botërore në Universitetin e Teheranit dhe ekspert i çështjeve amerikane, ka theksuar: Çdo vend që ka një përqindje të vogël të pavarësisë në politikën e tij të jashtme, duhet të ndërmarrë një veprim të ngjashëm me atë të Kinës në kundërshtimin e mbajtjes së takimeve të tilla kundër vendeve që kundërshtojnë politikat ekspansioniste amerikane . Nuk ka dyshim se politikanët që sundojnë Amerikën përdorin të gjitha levat në botë për interesat e tyre dhe kundër vendeve të pavarura. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, madje edhe Bashkimi Evropian janë ndër organizatat ndërkombëtare që po keqpërdoren vazhdimisht nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.