Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin për konfliktet në Libi
(last modified 2023-08-16T07:56:31+00:00 )
Gusht 16, 2023 09:56 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin për konfliktet në Libi

Në të njëjtën kohë me rifillimin e përleshjeve të armatosura midis dy grupeve të lidhura me Shtabin e Përgjithshëm të Qeverisë Libiane të Unitetit Kombëtar në qytetin e Tripolit, kryeqyteti i këtij vendi, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Libi shprehu shqetësimin për këto përleshje.

Sipas raportit të  IRNA, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Libi, duke shprehur shqetësimin e tij për konfliktet e armatosura në kryeqytetin e këtij vendi, u bëri thirrje palëve në konflikt që të qetësohen dhe të ndalojnë konfliktet.  Në këtë drejtim, Këshilli i Lartë Libian në një deklaratë theksoi se kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Tripoli dhe një zgjidhje paqësore të problemit.   Përleshjet e armatosura në qytetin e Tripolit, kryeqyteti i Libisë, kanë rifilluar mëngjesin e kësaj të marte, pas një qetësie relative. Osame Ali, zëdhënësi i Agjencisë Libiane të Emergjencave dhe Ndihmës, njoftoi se në këto konflikte të armatosura janë vrarë 4 persona dhe numri i të plagosurve civilë dhe milicë të këtyre dy grupeve të lidhura me Shtabin e Përgjithshëm të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë ka arritur në 20 persona. Libia është përfshirë në dhunë dhe paqëndrueshmëri politike që nga revolucioni i vitit 2011 i popullit të këtij vendi, i cili çoi në përmbysjen e qeverisë së  Muamar Gadafit , diktatorit të vdekur të Libisë, lëvizje kjo e mundësuar me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropianëve dhe të rajonit.  Që nga viti 2014, kontrolli politik është ndarë midis fraksioneve rivale lindore dhe perëndimore. Konflikti më i madh mes këtyre dy fraksioneve përfundoi në vitin 2020.

Tags