Google merr gjobë në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147704-google_merr_gjobë_në_rusi
Një gjykatë në Moskë, kryeqyteti rus, gjobiti kompaninë amerikane Google për mos heqjen e përmbajtjes së ndaluar për operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 18, 2023 18:27 Europe/Tirane
  • Google merr gjobë në Rusi

Një gjykatë në Moskë, kryeqyteti rus, gjobiti kompaninë amerikane Google për mos heqjen e përmbajtjes së ndaluar për operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Një gjykatë në Moskë, kryeqyteti i Rusisë, e shpalli Google fajtor për kryerjen e një shkelje administrative, duke përfshirë mos heqjen e videove që përmbajnë informacion të rremë në lidhje me operacionet ushtarake të vendit në Ukrainë nga YouTube. Sipas seksionit 2 të nenit 13.41 të Ligjit për Kundërvajtjet Administrative të këtij vend, kjo kompani amerikane u gjobit me 3 milion rubla. Më parë, e njëjta gjykatë në Moskë e kishte gjobitur vazhdimisht Google për shkelje administrative. Në maj 2023, gjykata e Moskës gjobiti Google me 3 milionë rubla për publikimin e videove në YouTube për të shpifur mbi ushtrinë ruse.