Gusht 20, 2023 20:15 Europe/Tirane
  • Papa i bën thirrje botës për t’u dhënë fund armiqësive

Bota po vuan nga një epidemi armiqësie, është shprehur Papa Françesku gjatë denoncimit të fundit për “nënçmimin e kulturës” dhe fokusimin tek antivlerat.

“Ndërsa, për fat të keq, lufta dhe përçarjet mbjellin pakënaqësi dhe frikë në zemra, dhe tjetri që është ndryshe nga unë shpesh perceptohet si rival, komunikimi global bën që ky qëndrim i përhapur të kthehet në një mentalitet dhe dallimet shfaqen si simptoma armiqësie. Dhe kur kjo ndodh, ne kemi hyrë në një lloj epidemie armiqësie”-  tha Papa Françesku në një mesazh dërguar organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Takimit të ardhshëm në Rimini për “Miqësinë mes popujve”. Në këtë kontekst, Papa shtoi se “titulli i takimit tingëllon i guximshëm: “Ekzistenca njerëzore është një miqësi e pashtershme”. “E theksoj sepse shkon qartë kundër trendit, në një kohë të karakterizuar nga individualizmi dhe indiferenca, e cila gjeneron vetminë dhe shumë forma të flakjes së njerëzve tutje”- tha Papa Françesku.

 

Tags