Miliarda dollar dëme nga zjarret në Maui të SHBA
Dëmet nga zjarri në ishullin Maui, Havai, kanë arritur në miliarda dollarë.
Zjarri i ishullit Maui ishte më vdekjeprurësi në Shtetet e Bashkuara në më shumë se një shekull, duke rezultuar në të paktën 115 të vdekur dhe 1.100 njerëz ende të zhdukur. Sipas institutit kërkimor, vlerësimet aktuale pasqyrojnë vetëm dëme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të shkaktuara nga dëmtimi i pasurive fizike të shkaktuara nga zjarret. Sipas raportit, pjesa më e madhe e dëmeve është bërë në qytetin historik të Laheinës, ku zjarri ka djegur më shumë se 2100 hektarë dhe ka shkatërruar rreth 2200 struktura. Moody's thotë se për shkak të kohës që duhet për të rindërtuar dhe inflacionin në Shtetet e Bashkuara, kostot e ristrukturimit të objekteve të dëmtuara nga zjarret do të jenë shumë më të larta se ç'ishte parashikuar.