Putin shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Prigozhin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147926-putin_shprehu_ngushëllimet_e_tij_për_vdekjen_e_prigozhin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit ushtarak Wagner dhe vdekjen e të gjithë pasagjerëve të avionit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 25, 2023 15:27 Europe/Tirane
  • Putin shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Prigozhin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit ushtarak Wagner dhe vdekjen e të gjithë pasagjerëve të avionit.

“Unë e njoh Prigozhinin për një kohë të gjatë, që nga vitet 1990, por ai bëri disa ‘gabime të rënda’”, shkruan gazeta Le Figaro. Ai u përball me një “fat të vështirë”. Në fjalimin e tij të parë që nga vdekja e liderit Wagner, Presidenti i Rusisë theksoi se grupi Wagner i Prigozhin ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër nazizmit në Ukrainë. Ne e mbajmë mend këtë, e dimë dhe nuk do ta harrojmë. Putin tha se ishte informuar se Prigozhin të mërkurën ishte kthyer nga Afrika dhe ishte takuar me zyrtarët e Moskës përpara se avioni i tij të rrëzohej. Ai tha se hetuesit rusë do të ndjekin hetimin për rrëzimin e avionit të Prigozhin "deri në fund". Dje në mëngjes, Agjencia Federale e Aviacionit të Rusisë publikoi listën e pasagjerëve të avionit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë dhe konfirmoi se në këtë listë ishte edhe Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner.