Turqi: Parlamenti voton për heqjen e imunitetit të 138 deputetëve prokurdë
May 20, 2016 16:22 Europe/Tirane
Parlamenti turk votoi me dy të tretat e votave në favor të heqjes së imunitetit të 138 anëtarëve të parlamentit, përfshirë pothuajse të gjithë ligjvënësit prokurdë.
Dy të tretat nënkuptojnë që kjo çështje kalon tani si amendament kushtetues. Sipas pamjeve televizive kundër këtij veprimi votuan 138 deputetë, ndërkohë që pati edhe abstenime. Ky votim është parë si një masë kundër Partisë Demokratike Popullore, e cila ka mbajtur qëndrime prokurde dhe që është rivalja kryesore e presidentit Rexhep Tajip Erodgan. Me kërkesë personale të Erdogan, amandamenti ka marrë 376 vota pro nga 367 që duheshin për shumicën aboslute.
Tags