Shtohen sulmet raciste kundër myslimanëve në Gjermani
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme gjermane, vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në Gjermani janë regjistruar 258 raste të sulmeve ndaj myslimanëve.
Sipas kanalit televiziv Al-Mayadeen, rastet më të shumta të sulmeve kundër myslimanëve në Gjermani lidhen me shtetet lindore të vendit, ku tradicionalisht banojnë të djathtët radikalë. Sulmet kundër myslimanëve përfshijnë gjuhën e urrejtjes, mesazhet kërcënuese, sulmet verbale dhe fizike, shkatërrimin dhe dëmtimin e pronave të myslimanëve. Ky raport zbulon se më shumë se 12 xhami janë sulmuar dhe me dhjetëra myslimanë që jetojnë në Gjermani janë rrahur ose sulmuar verbalisht në rrugë. Në raportin e MPB-së gjermane thuhet se statistikat e këtyre sulmeve numërojnë 124 raste nga janari deri në mars të këtij viti dhe 134 raste nga prilli deri në qershor. Megjithëse në disa raste janë kryer hetime penale për krime të tilla, por asnjë nga sulmuesit nuk është arrestuar. Racizmi dhe urrejtja në Gjermani është një tendencë në rritje dhe në këtë kontekst, një rol të rëndësishëm luan propaganda e grupeve të ekstremit të djathtë, të cilët janë kthyer në islamofobë që kundërshtojnë fuqishëm myslimanët.