Mijëra abonentë pa energji elektrike për shkak të stuhive dhe përmbytjeve
Stuhia tropikale Idalia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar përmbytje të rënda në zonat bregdetare dhe deri më tani ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra abonentë në shtete të ndryshme.
Të enjten, CNN njoftoi se më shumë se 143,000 klientë në Florida, Xhorxhia, më shumë se 112,000 klientë në Karolinën e Jugut dhe më shumë se 31,000 klientë Karolina e Veriut, janë ende duke u përballur me ndërprerje të energjisë për shkak të uraganit Idalia. Presidenti amerikan Joe Biden të enjten ra dakord për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Karolinës së Jugut për shkak të uraganit Idalia. Pjesë të këtij shteti, përfshirë rajonin Charleston, kanë përjetuar përmbytje të rënda. Zyrtarët kanë konfirmuar se stuhia deri më tani ka marrë të paktën tre jetë njerëzish. Guvernatori i shtetit të Floridës ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e vjedhjeve dhe plaçkitjeve në zonat e prekura nga uragani. Zyrtarët amerikanë të hënën u kërkuan miliona banorëve në zonë që të përgatiten për të evakuuar shtëpitë e tyre ndërsa uragani ka nisur të godasë brigjet e Floridas që të mërkurën. Intensiteti në rritje i stuhisë ka bërë që rreth 20 milionë qytetarë në shtetin e Floridës të vihen në gatishmëri për tornado dhe stuhi tropikale.