Gabon, udhëheqësi i grushtit të shtetit betohet si president
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148226-gabon_udhëheqësi_i_grushtit_të_shtetit_betohet_si_president
Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua në pozitën e kreut të shtetit të hënën, vetëm pak ditë pas rrëzimit nga pushteti të Presidentit Ali Bongo, familja e të cilit udhëhiqte vendin prej pesë dekadash.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 04, 2023 21:01 Europe/Tirane
  • Gabon, udhëheqësi i grushtit të shtetit betohet si president

Udhëheqësi i ri ushtarak i shtetit afrikan Gabon u betua në pozitën e kreut të shtetit të hënën, vetëm pak ditë pas rrëzimit nga pushteti të Presidentit Ali Bongo, familja e të cilit udhëhiqte vendin prej pesë dekadash.

Gjeneral Brice Clotaire Oligui Nguema u betua në pallatin presidencial, para shumë zyrtarëve qeveritarë, udhëheqësve ushtarakë dhe lokalë në kryeqytetin Libreville. Mes ovacionesh, Gjeneral Oligui tha se ushtria mori pushtetin pa gjakderdhje dhe premtoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe të besueshme. “Me qeverinë e re, të përbërë nga njerëz me përvojë, do t’u japim të gjithëve mundësi të shpresojnë”, tha ai. Oficerët që organizuan kryengritjen për të rrëzuar ish-presidentin Bongo javën e kaluar, thanë se ai rrezikonte ta çonte vendin drejt kaosit dhe se ata “unanimisht” vendosën të emërojnë gjeneralin Oligui si president të komitetit tranzitor. Bongo, që kishte mbajtur pozitën e presidentit në 14 vjetët e fundit, u rrëzua vetëm disa orë pasi ishte shpallur fitues i zgjedhjeve, që sipas vlerësimeve u shoqëruan me shumë parregullsi e mungesë transparence.