Koreja e Veriut zbulon një nëndetëse të re bërthamore
Koreja e Veriut të premten në një ceremoni ku mori pjesë lideri i vendit, Kim Jong Un zbuloi një nëndetëse të re taktike bërthamore.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut në këtë ceremoni tha: Pheniani planifikon të modernizojë të gjithë flotën e tij të nëndetëseve të mëdha dhe t'i pajisë ato me armë taktike bërthamore. Ai shtoi: Plani i Koresë së Veriut është që të shndërrojë të gjitha nëndetëset e saj të mëdha në nëndetëse sulmuese të armatosura me armë bërthamore taktike. Ndërkohë, mediat koreano-veriore të dielën raportuan se forcat ushtarake të vendit zhvilluan një stërvitje " me sulm taktik bërthamor" në përgjigje të stërvitjes së përbashkët ushtarake SHBA-Kore e Jugut. Koreja e Veriut të shtunën lëshoi disa raketa cruise drejt Detit të Verdhë.