BE, importi hipokrit i gazit nga Rusia
BE-ja po dënon Moskën ndërsa, në të njëjtën kohë, ka rritur blerjet e gazit rus me 40% nga shifrat e paraluftës, duke përfituar nga furnizimet që janë shumë më të lira se ato që BE importon nga SHBA.
Autoritetet e BE-së nuk donin që të dhënat për gazin natyror të lëngshëm, LNG, të bëheshin publike, pasi ky është një fakt i turpshëm. Instituti Global Witness, ka zbuluar se vendet në bllokun me 27 vende blenë 21.6 milionë metra kub gaz nga Rusia midis janarit dhe korrikut të këtij viti, një rritje masive prej 40% në krahasim me nivelet e para luftës. Pjesa më e madhe e gazit rus dërgohet në Spanjë, Belgjikë dhe Francë; megjithatë, vende të tjera të BE-së si Holanda, Greqia, Portugalia, Finlanda, Italia dhe Suedia po hapin gjithashtu portet e tyre ndaj gazit rus, i cili më pas u shpërndahet anëtarëve të tjerë të BE-së. Në disa muaj, BE i ka paguar Rusisë 5.3 miliardë euro për Gazin Natyror të Lëngshëm. Ekspertët thonë se liderët e BE-së po tallen me veten për shkak të standardeve të tyre të dyfishta në lidhje me Rusinë. "Ne nuk dëgjojmë më Ursula von der Leyen të thotë se ekonomia ruse është në rrënim sepse ekonomia evropiane është në rrënim dhe nëse e ndërpresim gazin dhe naftën nga Rusia, atëherë, këtu në Evropë, do të ishim thellësisht në telashe" thekson Elijah Magnier, analist i politikës së jashtme të BE-së. Varfëria po rritet në BE dhe disa komentatorë politikë pretendojnë se skandali i gazit është një provë e mëtejshme se ata që drejtojnë luftën në Ukrainë janë njerëz me shumë ndikim me lidhje të ngushta me industrinë e armëve.