Tërmet i fuqishëm në Marok / humbin jetën 296 persona
Ministria e Brendshme e Marokut bëri të ditur se më shumë se 200 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë plagosur si pasojë e tërmetit të së premtes në këtë vend.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut njoftoi se një tërmet me magnitudë 7 ballë të shkallës Richter tronditi rajonin "Okaimden" që ndodhet në qendër të Marokut. Tërmeti ra në orën 23:11 me orën lokale. Sipas Ministrisë së Brendshme të Mrokut, si pasojë e këtij tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash nga toka në rajonin e Okaimden, kanë humbur jetën 296 persona dhe 153 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, me dhjetëra shtëpi të banorëve të zonave të prekura nga tërmeti janë shkatërruar. Toka është lëkundur nga pasgoditjet edhe për rreth 20 sekonda pas tërmetit.