Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok tejkaloi 2100 persona
(last modified Mon, 11 Sep 2023 08:51:44 GMT )
Shtator 11, 2023 10:51 Europe/Tirane
  • Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok tejkaloi 2100 persona

Ministria e Brendshme e Marokut bëri të ditur se si pasojë e tërmetit të fuqishëm në këtë vend kanë humbur jetën 2122 persona dhe janë lënduar 2421 të tjerë.

Sipas Al Jazeera, ministri i Shëndetësisë i Marokut në një bisedë me Al Jazeera gjithashtu tha: "Të gjitha institucionet përkatëse që në momentet e para të tërmetit filluan përpjekjet e tyre për të shpëtuar bashkatdhetarët e tyre dhe një numër i madh i qytetarëve marokenë kanë dhuruar gjak për të shpëtuar viktimat e kësaj tragjedie”. Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme algjeriane njoftoi përgatitjen e një plani emergjent për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Marok, i cili për t'u zbatuar kërkon miratimin e autoriteteve marokene. Dje, Algjeria njoftoi gjithashtu hapjen e hapësirës së saj ajrore për avionët marokenë për t'u ofruar ndihmë të shpejtë për viktimat e tërmetit në këtë vend. Në vitet e fundit, marrëdhëniet midis Algjerisë dhe Marokut janë tensionuar seriozisht për shkak të tensioneve të shkaktuara nga çështja e Saharasë Perëndimore dhe Frontit Polisario, por tërmeti i fortë në Marok bëri që Algjeria të rishqyrtojë këtë çështje në drejtim të ndihmës humanitare për popull maroken. Një lajm tjetër është se Maroku refuzoi ofertën e Tel Avivit për të ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit. Në përgjigje të ofertës së ndihmës sioniste, Ministria e Jashtme e Marokut theksoi se për momentin nuk ka nevojë për ndihmë nga regjimi pushtues i Kodsit. Kanali 7 i regjimit sionist raportoi se Maroku i tha këtij regjimi se: "Për momentin, nuk ka nevojë për ndihmën e Izraelit". Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu urdhëroi dje ministritë dhe forcat e ndryshme të këtij regjimi që të ndihmojnë Marokun. Pas tërmetit shkatërrues prej 6.8 ballë të shkallës Rihter në mesnatën e së premtes humbën jetën më shumë se 2000 njerëz dhe janë plagosur me dhjetëra mijëra të tjerë. Thuhet se një numër i madh i viktimave janë ende nën rrënoja dhe ekziston mundësia e shpëtimit të tyre, por pasgoditjet e tërmetit e kanë bërë të vështirë punën e shpëtimit dhe heqjen e mbeturinave.