Biden: Unë i bindem urdhrave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148474-biden_unë_i_bindem_urdhrave
Presidenti i Shteteve të Bashkuara pranoi se zbaton urdhrat e stafit të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2023 17:43 Europe/Tirane
  • Biden: Unë i bindem urdhrave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara pranoi se zbaton urdhrat e stafit të tij.

Sipas revistës amerikane “Newsweek”, kjo nuk është hera e parë që Biden zbaton urdhrat, pasi në konferencat e mëparshme njerëzit e kanë parë duke përdorur fletën e udhëzimit, me qëllim për tu përgatitur për pyetjet që do t’i bëjnë gazetarët.  Sipas agjencisë së lajmeve Fars, të dielën në një konferencë në Vietnam presidenti amerikan Joe Biden tha: Unë do të ndjek vetëm urdhrat. Sipas këtij raporti, Biden ishte i pranishëm në këtë konferencë me gjendjen e tij të zakonshme konfuze. Nga ana tjetër, në këtë konferencë për shtyp, Biden ofendoi vietnamezët në deklaratat e tij. Në fjalën e tij, Biden përmendi një dokumentar amerikan të quajtur "Good Morning Vietnam", një dokumentar që i irriton vietnamezët. Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha: "Të flasësh për luftën ndonjëherë është interesante, si programi dokumentar që Robin Williams performonte me emrin "Good Morning Vietnam". Dokumentari “Good Morning Vietnam” u kujton banorëve të këtij vendi ushtarin amerikan, i cili u tall me të gjithë kulturën dhe zakonet e vietnamezëve. Presidenti 80-vjeçar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që nga fillimi i presidencës së tij ka ngritur shumë pikëpyetje në opinionin publik për shëndetin e tij mendor dhe fizik me gafa të shumta dhe sjellje të çuditshme.