Shtator 14, 2023 20:52 Europe/Tirane
  • Libi, numri i të vdekurve mund të shkojë në 20 mijë

Qyteti libian Derna sot po vazhdon të numërojë viktimat pas përmbytjeve katastrofike, që shkatërruan lagje të tëra dhe morën jetën e mijëra të tjerëve.

Mbi 5.300 persona kanë vdekur pas shpërthimit të dy digave, që shkaktuan përmbytjet katastrofike në qytetin Derna në lindje të Libisë. Të paktën 10 mijë tjerë konsiderohen si të zhdukur, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur. Besohet se nga përmbytjet në Derna kanë humbur jetën deri në 20 mijë persona, ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit libian. Vlerësimi i tij bazohet në të dhënat e bashkive lokale, që bëjnë të ditur se lagje të tëra janë zhdukur nga “faqja e dheut”. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se qeveria në lindje dhe perëndim, kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe mes vete po koordinojnë përpjekjet për ndihmë të personave të prekur nga përmbytjet.

 

Tags