Shtator 17, 2023 20:58 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Konflikti në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) njoftoi se konflikti në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), shtoi: " Konflikti do të zgjasë më shumë se sa pritej në fillim. Do të duhet shumë kohë dhe ne duhet të përgatitemi për një konflikt afatgjatë në Ukrainë." Jens Stoltenberg vazhdoi duke thënë: "Ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë. Nëse Rusia i lë armët, do të kemi paqe! Më 7 shtator, në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Jens Stoltenberg theksoi vazhdimin e mbështetjes së NATO-s për Ukrainën. Duke iu referuar ndikimit të luftës në Ukrainë në bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Stoltenberg shtoi : Konflikti në Ukrainë ka rritur rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ai theksoi: Ukraina do të marrë gradualisht toka të reja gjatë kundërsulmeve të saj! Ukraina është më afër anëtarësimit të Bashkimit Evropian se kurrë më parë! Ne kemi rritur praninë tonë në frontet lindore dhe jemi të gatshëm të mbështesim të gjithë anëtarët e NATO-s. Suedia së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s.

 

Tags