Polonia ndalon furnizimet me armë për Ukrainën
(last modified Thu, 21 Sep 2023 18:53:10 GMT )
Shtator 21, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Polonia ndalon furnizimet me armë për Ukrainën

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka refuzuar dërgimin e ngarkesave të tjera me armë në Ukrainë.

Vendimi historik i Varshavës u mor gjatë një interviste të kreut të ekzekutivit polak për median shtetërore Polsat News. Mateusz Morawiecki deklaroi: “Nëse doni të mbroni veten, duhet të keni diçka për të mbrojtur.” Njoftimi erdhi pasi tensionet u shtuan mbi çështjen e grurit, e cila ka qenë në qendër të debatit të nxehtë midis Varshavës dhe Kievit në javët e fundit. Polonia njoftoi ndalimin e pritjes së importeve ukrainase të grurit, edhe pas skadimit të afatit të ndalimit të dhënë nga Komisioni Evropian javën e kaluar. Komisioni Evropian njoftoi se do të heqë ndalimin e importit të drithit nga Ukraina në pesë vende anëtare të BE-së. Polonia, Hungaria dhe Sllovakia më pas njoftuan se do të zgjasin në mënyrë të njëanshme ndalimin, kurse Kievi paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër Varshavës, Budapestit dhe Bratislavës.