Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative ndaj Putinit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk pajtohet me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj homologut rus, Vladimir Putin.
“Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit”, tha lideri turk. “Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk e konsideroj të saktë këtë qasje”, shtoi ai. Presidenti turk gjithashtu tha se Moska është lider botëror për prodhimin e grurit. “Për sa i përket grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë që prodhon. Nuk mund të shpërfillësh një vend si shteti rus”, tha Erdogan. Anëtari i NATO-s, Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar ndërsa Erdogan gëzon marrëdhënie të mira personale me Putinin.
 
							 
						 
						