Kina deklaron partneritet strategjik me Sirinë
(last modified Fri, 22 Sep 2023 19:04:07 GMT )
Shtator 22, 2023 21:04 Europe/Tirane
  • Kina deklaron partneritet strategjik me Sirinë

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij sirian Bashar al-Assad janë takuar në qytetin kinez Hangzhou, duke shpalosur një marrëveshje bashkëpunimi strategjik midis dy kombeve.

Xi dhe Assad "të premten së bashku njoftuan krijimin e partneritetit strategjik Kinë-Siri", njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua. Presidenti kinez i tha Asadit se lidhjet Damask-Pekin "i kanë rezistuar provës së ndryshimeve ndërkombëtare", duke vënë në dukje se "partneriteti strategjik Kinë-Siri do të bëhet një moment historik i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe". “Përballë një situate ndërkombëtare plot paqëndrueshmëri dhe pasiguri, Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë së bashku me Sirinë, të mbështesë me vendosmëri njëra-tjetrën, të promovojë bashkëpunimin miqësor dhe të mbrojë së bashku drejtësinë ndërkombëtare”, shtoi Xi. Nga ana e tij, Assad "falenderoi qeverinë kineze për gjithçka që ka bërë për të qëndruar përkrah popullit sirian" gjatë gjendjes së tij të vështirë. Ai shtoi: “Vizita është e rëndësishme për sa i përket kohës dhe rrethanave, pasi sot po formohet një botë shumëpolare që do të rivendosë ekuilibrin dhe stabilitetin në botë”. “Shpresoj se takimi ynë i sotëm do të vendosë bazat për një bashkëpunim strategjik të gjerë dhe afatgjatë në fusha të ndryshme”, deklaroi Asad i cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA.

 

Tags