Protestuesit kundër Brexit kërkojnë që Britania të ribashkohet në BE
(last modified Sat, 23 Sep 2023 18:57:12 GMT )
Shtator 23, 2023 20:57 Europe/Tirane
  • Protestuesit kundër Brexit kërkojnë që Britania të ribashkohet në BE

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në qendër të Londrës, duke bërë thirrje që Britania t'i bashkohet Bashkimit Evropian. Britania u largua nga BE pasi votoi në favor të Brexit në një referendum të vitit 2016.

National Rejoin March (NRM), organizatori i tubimit tha se rreth 3000 njerëz u mblodhën në qendër të Londrës të shtunën. Ata valëvitnin flamujt e bllokut evropian dhe mbanin pankarta ku shkruanin "Rruga për t'u bashkuar me BE-në fillon këtu". Peter Corr, udhëheqësi dhe bashkëthemeluesi i NRM, e përshkroi Brexit-in si një gabim të madh. “Brexit ishte një gabim i madh, ne të gjithë – veçanërisht klasa punëtore dhe njerëzit më të varfër – po paguajmë për të dhe ne duhet të bëjmë diçka për të.” Kreu i Liberal Demokratëve, partia e cila u përcaktua nga qëndrimi i saj "Stop Brexit" katër vjet më parë, megjithatë, tha të shtunën se ribashkimi në BE është aktualisht "jashtë tryezës". “Ne duam që Britania të kthehet në zemër të Evropës, por jemi gjithashtu realistë se kjo do të marrë pak kohë”, tha Ed Davey. Londra negocioi me Brukselin një marrëveshje daljeje nën kryesinë e ish-kryeministrit konservator Boris Johnson. Marrëveshja hyri në fuqi në vitin 2021, me një rishikim të caktuar për vitin 2025. Zack Polanski, anëtar i Partisë së Gjelbër, tha se "Brexit ka dështuar".

 

Tags