Kina: Stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit synojnë të shënjestrojnë ‘arrogancën’ e separatistëve
(last modified Wed, 27 Sep 2023 18:59:26 GMT )
Shtator 27, 2023 20:59 Europe/Tirane
  • Kina: Stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit synojnë të shënjestrojnë ‘arrogancën’ e separatistëve

Kina deklaroi se seritë e fundit të stërvitjeve pranë Taipeit kinez (Tajvani) synojnë të luftojnë "arrogancën" e forcave separatiste.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës për Çështjet e Tajvanit të Këshillit Shtetëror të Kinës, tha se stërvitjet ushtarake të Kinës të mbajtura së fundmi rreth ishullit të vetëqeverisur ishin për të luftuar "arrogancën e forcave separatiste të Tajvanit". “Qëllimi është të luftojmë me vendosmëri arrogancën e forcave separatiste për pavarësinë e Tajvanit dhe veprimet e tyre për të kërkuar pavarësinë”, theksoi ajo. “Provokimi i pavarësisë së Tajvanit vazhdon gjatë gjithë kohës dhe veprimet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial janë gjithmonë të vazhdueshme”, shtoi Zhu Fenglian. Ajo gjithashtu i kërkoi popullit tajvanez të dallojë mes "të drejtës dhe të gabuarës" dhe të kundërshtojë me vendosmëri pavarësinë e ishullit, duke i bërë thirrje ishullit të punojë me Kinën në një përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në ngushticën e ndjeshme dhe strategjike të Tajvanit. Kina ka sovranitet mbi Taipein kinez dhe nën politikën "Një Kinë", pothuajse të gjitha vendet e botës, përfshirë SHBA-në, e njohin këtë sovranitet. Megjithatë, Uashingtoni ka kohë që është duke bashkëpunuar me Taipein në një përpjekje për të nervozuar Pekinin.

 

Tags