Gjendje e jashtëzakonshme në New York
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149100-gjendje_e_jashtëzakonshme_në_new_york
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 29, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Gjendje e jashtëzakonshme në New York

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.

Siç raportohet, shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, derisa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten. Guvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul tha se deri në pesë inç shi ra në disa zona gjatë natës dhe deri në shtatë inç më shumë shi pritet të bjerë. “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha Hochul. “Unë po shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e New Yorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha ajo në rrjetin X. Ndërsa Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme paralajmëroi njerëzit duke thënë: “Kjo është koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem”.