Pilotët kanadezë protestojnë në Toronto
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149122-pilotët_kanadezë_protestojnë_në_toronto
Pilotët kanadezë të premten protestuan në aeroportin Pearson të Torontos për të kërkuar paga dhe përfitime më të mira.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 30, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Pilotët kanadezë protestojnë në Toronto

Pilotët kanadezë të premten protestuan në aeroportin Pearson të Torontos për të kërkuar paga dhe përfitime më të mira.

Kjo protestë filloi pasi pilotët e kompanive amerikane United Airlines, Delta Airlines dhe American Airlines mundën të merrnin kushte dhe paga pune më të mira. Kërkesa që pilotët kanadezë kanë përfshin kërkesën e rreth 4500 pilotëve të cilët duan përmirësim të kushteve të punës për të gjithë pilotët. Pas Koronës dhe rritjes së udhëtimeve të huaja, linjat ajrore të Amerikës së Veriut po përballen ende me shumë sfida dhe ende nuk kanë arritur të punësojnë pilotë dhe ekuipazh me përvojë të mjaftueshme. Ne kemi kërkesa për promovim dhe siguri në punë dhe sigurinë e fluturimit që duhet të adresohen, " tha për Reuters presidentja e Unionit të Pilotëve të Linjave Ajrore Kanadeze, Charlene Hoody. Pilotët e Air Canada kanë pasur një rritje vjetore të pagave prej 2% që nga viti 2014. Ndërkohë, inflacioni në këtë vend në muajin mars ishte 4.3%, që ishte norma më e ulët në 19 muajt e mëparshëm.