India dëbon me dhjetëra diplomatë kanadezë
(last modified Wed, 04 Oct 2023 09:17:05 GMT )
Tetor 04, 2023 11:17 Europe/Tirane
  • India dëbon me dhjetëra diplomatë kanadezë

Të martën, qeveria indiane i kërkoi qeverisë kanadeze që të tërheqë 40 diplomatë të tjerë të saj nga ky vend.

Një kërkesë e tillë për dëbimin e këtij numri diplomatësh kanadezë tregon përshkallëzimin e tensionit në marrëdhëniet Indi-Kanada. Tensioni në marrëdhëniet midis dy vendeve filloi kur një udhëheqës separatist sikh në Kanada u vra dhe qeveria kanadeze ka drejtuar gishtin e fajit tek qeveria indiane. Për këtë arsye qeveria kanadeze dëboi një diplomat indian dhe ky shtet në reagim dëboi 40 diplomatë kanadezë. Kjo kundërmasë tregon se tensioni në marrëdhëniet mes tyre jo vetëm që nuk ka rënë, por edhe është intensifikuar. Soroush Amiri, një ekspert i çështjeve indiane, për këtë thotë: "India në tensionin me Kanadanë po përpiqet të përballet me këtë vend të madh dhe të rëndësishëm. Edhe pse shkaku i vrasjes së separatistit sikh në Kanada nuk është identifikuar qartë, por India po përpiqet shumë për t'i treguar Kanadasë se Nju Delhi nuk do tu nënshtrohet akuzave nga qarqet perëndimore dhe sidomos të Kanadasë, që konsiderohet si satelit i Anglisë.  Kërcënimi i Indisë se nëse Kanadaja nuk tërheq diplomatët e saj nga vendi deri më 10 tetor, ajo nuk do të garantojë imunitetin e tyre në Indi, është një akt i potencialit të Indisë që ta detyruar Otavën që t'i japë fund ndërhyrjes së saj në punët e brendshme të Indisë. Duket se qeveria indiane, duke rritur presionin e saj politik, po përpiqet të detyrojë Kanadanë të heqë dorë nga separatistët sikh dhe kundërshtarët e tjerë të qeverisë indiane. Nga këndvështrimi i Indisë, tensioni aktual me Indinë ka ofruar një mundësi të mirë për Nju Delhi për të ushtruar presion diplomatik mbi Otavën për ta detyruar atë që të dëbojë separatistët dhe kundërshtarët e qeverisë indiane. Nga këndvështrimi i qeverisë indiane, vendet perëndimore janë bërë sponsorë të opozitës, terroristëve dhe separatistëve të vendeve të ndryshme për t'i përdorur ato si leva presioni ndaj vendeve të tjera të tilla si India. Ram Singh, një ekspert i çështjeve politike, thotë: "Qeveria indiane, duke u marrë me vendosmëri me Kanadanë, u dërgon këtë mesazh vendeve të tjera perëndimore që t'i japin fund procesit të pranimit të kundërshtarëve dhe të mos lejojnë kundërshtarët e vendeve dhe qeverive që të hyjnë në territorin e tyre. Ajo kërkon që Kanadaja dhe vendet e tjera të mos i përdorin këta persona si një levë presioni kundër tyre. Në çdo rast, pritshmëria e një vendi si India nga Kanadaja është që kjo e fundit të respektojë pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar të vendeve të tjera. Mirëpo vendet e huaja vazhdojnë të strehojnë dhe organizojnë me paturpësi kundërshtarët e vendeve të ndryshme dhe kjo është në një kohë kur periudha e ndërhyrjeve të tilla ka kaluar dhe vende si India kanë treguar se nuk do të lejojë që qarqet perëndimore të ndërhyjnë në punët e tyre. Për këtë arsye, qeveria indiane hodhi poshtë deklaratat e zyrtarëve kanadezë, përfshirë kryeministrin e këtij vendi, në lidhje me përfshirjen e Nju Delhit në vrasjen e një separatisti sikh të quajtur Hardeep Singh Najjar dhe njëkohësisht atë e shpalli terrorist për shkak të mendimeve të tij separatiste. Një pikë tjetër e rëndësishme në luftën diplomatike ndërmjet Indisë dhe Kanadasë është se nga këndvështrimi i Indisë, numri dhe grada e diplomatëve të secilit shtet në territorin e vendit tjetër duhet të jetë e barabartë.