Tetor 07, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Tërmet në Afganistan, të paktën 40 të vdekur

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 98 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti që goditi sot Afganistanin perëndimor, thonë zyrtarët.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballësh të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm jo shumë larg dy qyteteve. Tërmeti ndodhi 48 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit, ku jetojnë 272 mijë banorë. Qyteti më i afërt me epiqendrën është Karah Bagh, i cili ka 12,400 banorë. Tërmeti ka ndodhur në orën 11:42 me orën lokale. Rreth dhjetë fshatra në provincën e Heratit janë rrafshuar me tokë, dhe sipas raportimeve, shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja. Helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të transportojnë të vdekurit dhe të plagosurit në Herat. Raportohet se spitali rajonal i Heratit nuk ka më kapacitet për të plagosurit dhe ka kërkuar ndihmë nga sektori privat.

 

Tags