Biden të mërkurën do të udhëtojë në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149932-biden_të_mërkurën_do_të_udhëtojë_në_tel_aviv
Presidenti i SHBA Joe Biden të mërkurën do të udhëtojë në Tel Aviv për bisedime me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu pasi shqetësimet se lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të kthehet në një konflikt rajonal po rriten.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2023 05:58 Europe/Tirane
  • Biden të mërkurën do të udhëtojë në Tel Aviv

Presidenti i SHBA Joe Biden të mërkurën do të udhëtojë në Tel Aviv për bisedime me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu pasi shqetësimet se lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të kthehet në një konflikt rajonal po rriten.

Sipas CNN, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken në fund të takimit me kabinetin e luftës izraelite që zgjati për më shumë se shtatë orë, njoftoi: Amerika dhe regjimi izraelit ranë dakord për një plan që lejon dërgimin e ndihmave për civilët e Gazës dhe është thelbësore që ndihma për Gazën të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sekretari amerikan i Shtetit shtoi se gjatë vizitës së tij në Palestinën e pushtuar, Biden do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me partnerët izraelitë për lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe do të theksojë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullin e tij kundër Hamasit. Biden gjithashtu gjatë udhëtimit të tij në rajon do të vizitojë Jordaninë, ku do të takohet me një grup liderësh të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, gazetarëve u tha se bisedimet e Biden me udhëheqësit arabë në Jordani do të fokusohen kryesisht në shqetësimet humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës.