150% rritje e buxhetit ushtarak të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149988-150_rritje_e_buxhetit_ushtarak_të_turqisë
Parlamenti turk miratoi një rritje prej 150% të buxhetit ushtarak të vendit për vitin 2024.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 18, 2023 10:45 Europe/Tirane
  • 150% rritje e buxhetit ushtarak të Turqisë

Parlamenti turk miratoi një rritje prej 150% të buxhetit ushtarak të vendit për vitin 2024.

Sipas faqes së gazetës greke Ekathimerini, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë dje, pas votimit pozitiv të deputetëve, njoftoi rritjen e buxhetit të kësaj ministrie me 150% për vitin e ardhshëm. Ky buxhet për vitin 2024 do të të jetë 40 miliardë dollarë. Turqia këtë vit ka miratuar një buxhet prej 16 miliardë dollarësh për shpenzimet e mbrojtjes. Duke miratuar projektligjin e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuesit turq i hapën rrugën vazhdimit të pranisë së paligjshme të trupave turke në Siri dhe Irak edhe për dy vite të tjera. Kjo përkundër faktit se Damasku dhe Bagdadi janë ankuar vazhdimisht në organet ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara, për shkeljen e sovranitetit territorial të Sirisë dhe Irakut nga ana e Turqisë.  Në njoftimin e djeshëm për këtë vendim, zëvendës presidenti i Turqisë Judet Yilmaz tha se qeveria planifikon të rrisë eksportin e armëve të prodhuara në këtë vend nga 6 miliardë dollarë këtë vit në 11 miliardë dollarë. Ky zyrtar turk gjithashtu tha se industria e mbrojtjes së Turqisë duhet të rrisë vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e armëve nga 80% këtë vit në 85% në vitin 2024. Ndalimi i dorëzimit të avionëve luftarakë F-35 nga qeveria amerikane në përgjigje të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes S-400 në vitin 2027 e ka vënë Turqinë në disavantazh përsa i përket mbrojtjes. Amerikanët gjithashtu kanë penguar zbatimin e marrëveshjes prej 20 miliardë dollarësh lidhur me modernizimin dhe përditësimin e avionëve luftarakë F-16 për arsye të ndryshme, duke përfshirë kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).  Kjo ndodh ndërkohë që disa anëtarë të tjerë të NATO-s përfshirë Francën, Kanadanë dhe Gjermaninë kanë vendosur bllokada kundër Turqisë për shkak të operacioneve të njëanshme në Siri.