Tetor 18, 2023 18:29 Europe/Tirane
  • Putin: Bombardimi i spitalit në Gaza, një tragjedi njerëzore

Rusia duke theksuar nevojën për formimin e shtetit të Palestinës, ka deklaruar se bombardimi i spitalit në Gaza ishte një tragjedi njerëzore dhe ka kërkuar ndërprerjen e luftës në mënyrë urgjente.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi sot (e mërkurë) se veprimi i regjimit sionist në bombardimin e një spitali civil në Gaza ishte një tragjedi njerëzore dhe kërkoi përfundimin e menjëhershëm të luftimeve midis rezistencës palestineze dhe regjimit sionist.

Lidhur me bombardimin e kryer nga regjimi sionist ndaj një spitali në Gaza, Putin tha: “Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme… Unë me të vërtetë shpresoj që ky të jetë një sinjal serioz se këto luftime duhet të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur".

Sipas raportit të kanalit Russia Today, Putin deklaroi: "Kam përshtypjen se faktorët kryesorë nuk dëshirojnë që luftimet mes palestinezëve dhe Izraelit të përshkallëzohet".

Presidenti i Rusisë më tej ka mbështetur formimin e shtetit palestinez dhe tha se Moska e ka mbështetur gjithmonë formimin e shtetit palestinez pavarësisht përshkallëzimit të fundit të luftimeve mes Hamasit dhe regjimit sionist dhe shtoi se komuniteti palestinez duhet të përpiqet për unitet, por në fund të fundit një gjë e tillë është detyrë e tyre.

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi gjithashtu se ishte "e habitur me këtë veprim dhe e dënon ashpër sulmin e sionistëve në një spital civil në Gaza" dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në vizitën e tij të parë në Kinë si një fuqi e madhe botërore që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Putin u takua me presidentin kinez Xi Jinping.

Ai në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me presidentin e Kinës, deklaroi se tensionet globale e kanë afruar edhe më shumë Kinën dhe Rusinë me njëra-tjetrën.

Në këtë drejtim, Putin tha: "Të gjithë këta faktorë të jashtëm janë kërcënime të përbashkëta që forcojnë bashkëpunimin midis Rusisë dhe Kinës".

Presidenti rus shprehu gjithashtu optimizëm për të ardhmen e marrëdhënieve me Kinën.

Burimet palestineze të lajmeve raportuan mbrëmë (e martë) tragjedi në një nga spitalet në Gaza, e cila ndodhi si pasojë e bombardimeve barbare të regjimit sionist. Ashraf al-Qadara, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Autoritetit Palestinez, njoftoi se më shumë se 1000 civilë palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve të spitalit Al-Mu'amedani nga luftëtarët sionistë.

Tags