Stuhi vdekjeprurëse në Angli
(last modified Sat, 21 Oct 2023 07:44:30 GMT )
Tetor 21, 2023 09:44 Europe/Tirane
  • Stuhi vdekjeprurëse në Angli

Stuhia Babet në Angli, me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, përveç humbjeve financiare, deri më tani ka shkaktuar vdekjen e një gruaje 57-vjeçare dhe janë evakuuar dy qytete.

Pas kësaj stuhie, 12,200 shtëpive banimi në Skoci u është ndërprerë energjia elektrike. Në zonat e goditura nga stuhia në Angli, rrugët janë kthyer në lumenj për shkak të përmbytjeve të mëdha dhe qindra makina janë shkatërruar nga përmbytja.  Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në objektet e banimit dhe ato tregtare. Dëme të shumta në njerëz ka shkaktuar edhe shkulja e pemëve të vjetra dhe rënia e tyre në shtëpi dhe linja të transmetimit të energjisë. Kalimet e përmbytura dhe pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugët, ndërsa punonjësit e zjarrfikësve po përpiqen t’i hapin. Organizata Meteorologjike britanike ka paralajmëruar se situata e motit është kritike në disa pjesë të vendit dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Kjo organizatë nga dje ka lëshuar paralajmërimin më të lartë të motit, pra paralajmërimin e kuq dhe ka paralajmëruar për rreziqet e kësaj stuhie.

Tags