Tel Avivi: Turqia tregoi se është me Hamasin
Në përgjigje të thirrjes së ambasadorit turk në Palestinën e pushtuar, Ministria e Jashtme izraelite njoftoi të shtunën mbrëma se Turqia me këtë veprim ka treguar mbështetjen e saj për Hamasin.
Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi të shtunën se ambasadori turk në Tel Aviv u thirr pas vazhdimit të sulmeve kundër civilëve dhe injorimit të thirrjeve për armëpushim në Gaza.
Ministria e Jashtme turke në deklaratën e saj njoftoi: “Në funksion të katastrofës së vazhdueshme humanitare në Gaza, e cila është shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër civilëve dhe refuzimi i Izraelit ndaj kërkesave për armëpushim dhe për të lejuar rrjedhën e vazhdueshme dhe të papenguar të ndihmave humanitare, u mor vendimi që ambasadori ynë në Tel Aviv, Özkan Turunlar, të thirret në Ankara për konsultim".
Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist ka reaguar të shtunën mbrëma për këtë veprim. Sipas burimeve të lajmeve, Ministria e Jashtme e regjimit izraelit e konsideroi vendimin e Turqisë për të thirrur për konsultim ambasadorin e saj si një hap tjetër të Ankarasë në përkrahje të Hamasit. Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se Turqia ‘i ka hequr vizën’ liderin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do të përpiqet ta sjellë Izraelin përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për veprimet e tij në Gaza. “Autoritetet tona përkatëse, veçanërisht Ministria jonë e Jashtme, do ta kryejnë këtë punë”, shtoi Erdogan, sipas medias shtetërore turke Anadolu.