Dorëheqje masive në Partinë Laburiste Britanike në mbështetje të Gazës
11 anëtarë të Partisë Laburiste britanike dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në shenjë proteste kundër kundërshtimit të liderit të partisë ndaj armëpushimit në Rripin e Gazës.
Partia Laburiste Britanike, me gjithë përshkallëzimin e sulmeve të regjimit sionist kundër popullit të Gazës, nuk ka insistuar për vendosjen e armëpushimit në këtë zonë. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Afrasiab Anëar, kryetari i Këshillit Bashkiak të Burnley-t dhe 10 anëtarë të këtij këshilli, kanë njoftuar të dielën se kanë dhënë dorëheqje nga anëtarësimi i tyre në këtë parti për shkak të qëndrimit të kreut të Partisë Laburiste Britanike në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, këta anëtarë vazhdimin e anëtarësimit të tyre në Partinë Laburiste britanike e cilësuan si të padrejtë për shkak të refuzimit që Keir Starmer, kreu i kësaj partie, i ka bërë kërkesës për armëpushim në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër, Keir Starmer, i cili ka qenë nën presion të brendshëm nga Partia Laburiste për të kërkuar armëpushim në Gaza, pretendoi se fokusi i tij është ndalimi i vuajtjeve në Gaza dhe nuk fokusohet në qëndrimet individuale të anëtarëve të partisë së tij. Mbështetja perëndimore për regjimin sionist me pretekstin e vetëmbrojtjes ka qenë praktikisht një dritë jeshile dhe një licencë për këtë regjim për të vazhduar vrasjen brutale të fëmijëve dhe grave palestineze.