Nëntor 08, 2023 20:00 Europe/Tirane
  • Lavrov: Procesi i dedollarizimit në botë po përshpejtohet

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse tha se proceset e dedollarizimit në botë do të përshpejtohen.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sot në një takim me zyrtarë të ambasadave të huaja në Moskë tha: Është vërejtur një rënie graduale dhe e vazhdueshme e peshës së dollarit dhe euros në tregun botëror, dhe në procesin e dedollarizimit, janë të pranishme shoqata të tilla si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik dhe vendet e Komonuelthit.

Lavrov deklaroi gjithashtu për mundësinë e kthimit të Rusisë në marrëveshjen për eksportin e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Ministri i Jashtëm rus deklaroi se objektivi i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë është të krijojë rebelim dhe pakënaqësi tek qytetarët rusë dhe sqaroi se humbja e Bashkimit Evropian nga sanksionet anti-ruse vlerësohet në 250 miliardë euro bazuar në vlerësimet më konservatore.

Sipas Sputnik, Lavrov bëri të ditur edhe sjelljen e dyfishtë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë. Megjithë presionin e Uashingtonit ndaj Evropës për të ndaluar importin e mallrave nga Rusia, Amerika vazhdon të blejë uranium dhe materiale të tjera jetike nga Moska.

 

Tags