Rusia: SHBA luajti rol shkatërrues në përshkallëzimin e luftës në Gaza
(last modified Wed, 29 Nov 2023 19:25:56 GMT )
Nëntor 29, 2023 20:25 Europe/Tirane
  • Rusia: SHBA luajti rol shkatërrues në përshkallëzimin e luftës në Gaza

Rusia tha se Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar konfliktin midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas duke luajtur një rol shkatërrues.

Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Dmitry Chumakov e bëri këtë koment gjatë një fjalimi që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai denoncoi politikat e Uashingtonit në Azinë Perëndimore.

“Politikat e SHBA-së që nënkuptonin se ajo vazhdonte të mbyllte një sy ndaj ndërtimit të vazhdueshëm të kolonive izraelite në territoret e pushtuara palestineze dhe njohja e sovranitetit të Izraelit mbi lartësitë e pushtuara të Golanit, kanë luajtur një rol shkatërrues në përshkallëzimin aktual", tha Chumakov.

“Si rezultat, ne jemi tani dëshmitarë të një konflikti me shtrirje të paprecedentë, i cili mund të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme”, paralajmëroi Chumakov.

Gjithashtu, të mërkurën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se SHBA është plotësisht përgjegjëse për situatën aktuale në Gaza, duke theksuar se politikat e Uashingtonit kanë shërbyer si burimet kryesore të tensionit në zonën e konfliktit.

“I gjithë kolapsi aktual në territorin e Rripit të Gazës, ku është shpalosur një tragjedi kolosale lidhur me konfrontimin palestinezo-izraelit, është plotësisht përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara, ose, më mirë të them, për shkak të papërgjegjshmërisë së SHBA-së”, tha ajo gjatë një interviste me stacionin radiofonik Sputnik.

 

Tags