Pheniani: Ne kurrë nuk flasim me Amerikën ballë për ballë
Kim Yo-jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, hodhi poshtë mundësinë e çdo rifillimi të dialogut dhe negociatave të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara.
Sovraniteti i Phenianit është i panegociueshëm dhe ne nuk do të negociojmë kurrë ballë për ballë me Shtetet e Bashkuara. Sipas IRNA, duke cituar faqen e lajmeve NDTV, motra e liderit koreano-verior Kim Jun-un dënoi kritikat e Shteteve të Bashkuara në lidhje me lëshimin e satelitit ushtarak të Koresë së Veriut të cilin Amerika e konsideroi si një veprim që ka rrezikuar paqen dhe stabilitetin e rajonit të Gadishullit Korean. Motra e liderit të Koresë së Veriut kritikoi standardet e dyfishta dhe veprimet arbitrare të Uashingtonit, të cilat minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Sipas IRNA, Administrata Kombëtare e Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Koresë së Veriut (NATA) vuri në dukje se sateliti ushtarak i zbulimit Mali Gwan-1 u vendos me sukses në orbitën e tokës duke përdorur raketën satelitore Chulima-1. Sateliti u lëshua mëngjesin e së mërkurës nga baza e lëshimit të satelitëve Soha. Kim Yo-jong shtoi: Lideri i Koresë së Veriut ka mbikëqyrur ngjarjen e lëshimit të këtij sateliti. Ndërkohë, Seuli dhe Tokio pretendojnë se lëshimi i një sateliti ushtarak nga Pheniani në hapësirë është në kundërshtim me rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit, të cilat e ndalojnë Korenë e Veriut që të lëshojë satelitë pasi e konsideron këtë si mbulesë për testet e teknologjisë raketore të Phenianit. Adrienne Watson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha: Uashingtoni e ka dënuar ashpër Korenë e Veriut për lëshimin e kësaj rakete dhe dërgimin e satelitit ushtarak të këtij vendi në orbitën e Tokës e konsideron si veprim për të rritur tensionin dhe rrezikun e destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë.