Nëntor 30, 2023 08:37 Europe/Tirane
  • Vdes ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger

Henry Kissinger, politikani dhe teoricieni i njohur amerikan në fushën e politikës së jashtme dhe ish-sekretar i shtetit i këtij vendi, ka vdekur të mërkurën në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Konektikat.

Sipas IRNA, politikani i famshëm amerikan Henry Kissinger ka lindur më 27 maj 1923 në shtetin e Bavarisë të Gjermanisë, në një familje hebreje të shtresës së mesme. Kissinger dhe familja e tij ikën në Amerikë nga Gjermania naziste në vitin 1938. Kissinger ishte djali i një familjeje hebreje që u largua për në Shtetet e Bashkuara nga Gjermania naziste në vitin 1938 dhe nga viti 1968 deri në 1977, ai ishte përcaktuesi i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara si Sekretar Shteti dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratat e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford. Në vitin 1973, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij në vendosjen e armëpushimit në Vietnam. Kissinger gjithashtu krijoi politikën e çtensionimit të sitautës në Luftën e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik dhe ndihmoi në rrëzimin e Murit të Madh diplomatik që kishte mbajtur nën kontroll Kinën komuniste për dy dekada e gjysmë. Kissinger mbushi 100 vjet më 27 maj të këtij viti; Ai quhet babai i diplomacisë amerikane për shkak të rolit të tij në politikat e Uashingtonit në vitet 1970. Edhe pas moshës 100-vjeçare, ai ishte ende aktiv dhe merrte pjesë në takimet e Shtëpisë së Bardhë. Në ditëlindjen e tij të 100-të, Kissinger botoi një libër mbi stilet e udhëheqjes dhe mbajti një fjalim para një komisioni të Senatit për kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Tags