Nëntor 30, 2023 19:20 Europe/Tirane
  • Kissinger; diplomat apo kriminel lufte?!

Në lidhje me Henry Kissinger, gjithmonë është shtruar një pyetje nëse ai duhet të konsiderohet si një nga themeluesit kryesorë të makinës amerikane të luftës apo si një produkti i saj; së fundmi mediat amerikane kanë shkruar: "Duart e Kissinger-it janë lyer me gjakun e të paktën 3 milionë njerëzve në botë".

Henry Kissinger, i cili konsiderohet si një nga diplomatët amerikanë më të rëndësishëm dhe më të diskutueshëm të shekullit të 20-të, vdiq të mërkurën në moshën 100-vjeçare pas një karriere të gjatë dhe me plotë batica dhe zbatica.

Gjatë presidencës së Richard Nixon dhe Gerald Ford, Kissinger punoi si sekretar i shtetit dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pas largimit nga qeveria amerikane në vitin 1977, opinionet e tij konsideroheshin ende të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme amerikane.

Ky diplomat veteran amerikan në vitin 1973, mori çmimin Nobel për Paqen, i cili u bë një nga çmimet më të diskutueshme dhe dy anëtarë të Komitetit Nobel dhanë dorëheqjen për shkak të kësaj zgjedhjeje për çmimin Nobel.

Kissinger ndihmoi në zgjatjen e Luftës së Vietnamit dhe përhapjen e këtij konflikti edhe në Kamboxhian neutrale; ka lehtësuar gjenocidin në Kamboxhia, Timorin Lindor dhe Bangladesh; ka përshpejtuar luftërat civile në jug të Afrikës; dhe mbështeti grushtet e shtetit dhe skuadrat e vrasjes në të gjithë Amerikën Latine.

Kissinger e zvarriti dhe e shtriu luftën e Vietnamit ilegalisht dhe fshehurazi në vendet e Laosit dhe Kamboxhias.

Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në vitin 1973, Këshilli i Sigurimit nën udhëheqjen e Kissinger miratoi dhe menaxhoi të gjitha 3875 bombardimet e Kamboxhias në vitet 1969 dhe 1970 dhe metodat për të mos përhapur lajmet e këtyre sulmeve në gazeta.

Siç theksoi Organizata Human Rights Watch në vitin 2001, bombardimet kundër Vietnamit të Jugut nën mbikëqyrjen e Kissinger vranë rreth 350,000 qytetarë të Laosit dhe 600,000 qytetarë kamboxhianë.

Qeveria popullore e Argjentinës në vitin 1976, u zëvendësua nga një gjahtar ushtarak për shkak të një grusht shteti, i cili më vonë zhvilloi "luftën e pistë". Kjo luftë, e miratuar dhe e inkurajuar nga Kissinger, çoi në vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe studentëve të sindikatave. Sipas gazetës britanike "The Guardian", vlerësimet tregojnë se rreth 30,000 njerëz u arrestuan, u torturuan dhe u vranë në luftën e pistë të Argjentinës, shumë prej trupave të të cilëve nuk janë zbuluar kurrë.

Timori Lindor u pushtua nga Indonezia në dhjetor 1975. Ky agresion, i cili sipas OKB-së la të paktën 100 mijë persona të vrarë, u krye me dritën jeshile të Kissinger-it. Gjatë sulmit të Pakistanit në Bangladesh në vitin 1971, i cili vrau qindra mijëra bengalianë dhe shpërnguli me miliona njerëz, Kissinger mbështeti fuqishëm gjeneralët pakistanezë.

Sipas historianit të famshëm Greg Kerendin, një llogaritje e thjeshtë tregon se nga veprimet e Henry Kissinger u vranë nga 3 deri në 4 milionë njerëz.

Reed Brody, një prokuror veteran i krimeve të luftës, tha se kishte pak njerëz në botë që kishin aq shumë përfshirje në vrasje, shkatërrim dhe vuajtje njerëzore sa ishte përfshirë Henry Kissinger në krime të tilla.

Ajo që është e pamohueshme për Kissinger është se miliona njerëz në Vietnam, Argjentinë, Bangladesh, Kamboxhia, Kili dhe në shumë pjesë të tjera të botës nuk mund ta shikojnë të ndarë trashëgiminë e tij nga kjo makinë lufte.

Tags