Republikanët nisin procedurat e padisë së shkarkimit të presidentit Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152450-republikanët_nisin_procedurat_e_padisë_së_shkarkimit_të_presidentit_biden
Kongresmenët republikanë nisën dje procedurat për autorizimin e hetimeve për shkarkimin e presidentit Biden për korrupsion — duke organizuar votimin e rëndësishëm që pritet të zhvillohet javën që vjen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2023 04:20 Europe/Tirane
  • Republikanët nisin procedurat e padisë së shkarkimit të presidentit Biden

Kongresmenët republikanë nisën dje procedurat për autorizimin e hetimeve për shkarkimin e presidentit Biden për korrupsion — duke organizuar votimin e rëndësishëm që pritet të zhvillohet javën që vjen.

Rezoluta urdhëron qe tre komitete të Kongresit të përcaktojnë “nëse ka arsye të mjaftueshme” për padi shkarkimi ndaj 81 vjeçarit Biden, për rolin e tij, të të birit Hunter dhe vëllait James Biden në bizneset e huaja gjatë kohës kur ai ishte zv. president i SHBA-së.

Burimet thanë për mediat konservatore vendase se Kongresi do të votojë të mërkurën legjislacionin, që do të prezantohet nga kongresmenia republikane nga Dakota e Veriut, Kelly Armstrong.

Masa prezantohet pak pasi Biden ka mohuar marrëdhëniet e biznesit me të afërmit e tij apo me biznesmenë të huaj, megjithë dhjetëra dokumentime në media, kryesisht nga laptopi skandaloz i të birit Hunter.