Dhjetor 09, 2023 11:03 Europe/Tirane
  • Kongresi nuk miraton ndihmat ushtarake e SHBA për Ukrainën

Kongresi amerikan deri në fund të vitit nuk do të miratojë buxhetin për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Kërkesa e presidentit amerikan Joe Biden për miratimin e një buxheti emergjent prej 106 miliardë dollarësh për t'u marrë me prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Uashingtonit, pra Ukrainën, regjimin sionist dhe rajonet e Indo-Paqësorit, është qëndron ende në sirtar të mbyllur në ndërtesën e Kongresit. Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, një burim i afërt me Kongresin amerikan njoftoi se nuk ka gjasa që Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA të miratojë një buxhet të ri për të ndihmuar Ukrainën përpara fundit të vitit. Javën e kaluar, Shalanda Young, drejtoresha e njësisë buxhetore të Shtëpisë së Bardhë, në një letër drejtuesve të Kongresit të SHBA-së paralajmëroi për përfundimin e burimeve dhe fondeve amerikane për të ndihmuar Ukrainën deri në fund të vitit. Ndihma me armë e perëndimit për Ukrainën, veçanërisht e Amerikës, ka bërë që lufta në këtë vend të vazhdojë.

Tags