Biden: Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare/Netanjahu të ndryshojë kabinetin
Presidenti amerikan Joe Biden pranoi se regjimi izraelit po humbet mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të bombardimeve pa dallim dhe të gjera në Rripin e Gazës dhe vrasjes së mijëra civilëve palestinezë.
Sipas IRNA, presidenti amerikan Joe Biden të martën me në një tubim me mbështetësit demokratë në Uashington shtoi se Izraeli po humbet mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare me bombardimin pa dallim të Gazës, që ka vrarë mijëra civilë palestinezë. Presidenti amerikan gjithashtu tha: Netanjahu duhet të forcojë dhe riorganizojë kabinetin e tij për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për konfliktin izraelito-palestinez. Biden tha: Kabineti aktual është më ekstremi dhe nuk dëshiron zgjidhje me dy shtete. Netanjahu nuk mund të thotë se nuk do të ketë shtet palestinez në të ardhmen. Netanjahu është një mik i mirë, por unë mendoj se ai duhet të ndryshojë. Duke marrë parasysh numrin e madh të viktimave civile të sulmeve të Izraelit kundër Gazës, Biden tha: Duhet të jemi të kujdesshëm, opinioni publik i gjithë botës mund të ndryshojë brenda natës. Nga ana tjetër, kryeministri i regjimit sionist pranoi dallimin e mendimeve mes kabinetit të tij dhe qeverisë amerikane në lidhje me luftën e Gazës. Benjamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në fjalën e tij përsëriti edhe një herë iluzionin dhe ëndrrën e largët të shkatërrimit të lëvizjes Hamas. Ne nuk pajtohemi me Uashingtonin për ditët pas luftës në Gaza dhe shkatërrimin e Hamasit. Nuk do ta lejoj Izraelin të përsërisë gabimin e Oslos.