Dhjetor 13, 2023 09:55 Europe/Tirane
  • Ministria britanike e Mbrojtjes u gjobit me 440 mijë dollarë

Ministria britanike e Mbrojtjes u gjobit me 350,000 paund (440,000 dollarë) për publikimin e informacionit për 265 shtetas afganë që po përpiqeshin të arratiseshin nga talebanët.

John Edwards, Zyra e Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar (ICO) të martën tha: Është thellësisht për të ardhur keq, rrjedhja e informacionit të atyre njerëzvve, të cilëve vendi ynë u detyrohet. Kushtet sfiduese dhe vendimmarrja e shpejtë në Afganistan nuk mund të jetë një justifikim për të mos mbrojtur informacionin personal të njerëzve. Ai shtoi: Ata njerëz, informacioni i të cilëve u zbulua, u përballën me hakmarrje dhe dëmtime të rënda. Komisioneri britanik i Informacionit uli gjobën e Ministrisë së Mbrojtjes nga 1 milion paund në 700 mijë paund dhe më pas në 350 mijë paund. Pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në shtator 2021, u publikuan informacionet e përkthyesve afganë, përfshirë emailet e tyre. Ben Wallace, ministri britanik i mbrojtjes në atë kohë, kërkoi falje pas incidentit dhe tha se një zyrtar i ministrisë ishte pezulluar. Tërheqja e trupave britanike nga Afganistani u prit me kritika të ashpra. Përfaqësuesit e këtij vendi akuzuan qeverinë për "dështim sistematik në udhëheqje dhe planifikimin e përgatitjes për tërheqjen”.

Tags