116 të vdekur nga tërmeti vdekjeprurës në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152934-116_të_vdekur_nga_tërmeti_vdekjeprurës_në_kinë
Qindra njerëz u vranë ose u plagosën nga tërmeti i mbrëmshëm në veriperëndim të Kinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 19, 2023 09:44 Europe/Tirane
  • 116 të vdekur nga tërmeti vdekjeprurës në Kinë

Qindra njerëz u vranë ose u plagosën nga tërmeti i mbrëmshëm në veriperëndim të Kinës.

Agjencia e lajmeve Xinhua të martën raportoi se një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur mbrëmjen e së hënës rajonin Qinghai të provincës Gansu. Tërmeti në Gansu dhe Qinghi në veriperëndim të Kinës kanë lënë deri më tani 116 të vdekur dhe 400 të plagosur. Tërmeti i fortë ra pak para mesnatës të së hënës, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Raportohet se mijëra shtëpi dhe infrastruktura publike janë dëmtuar. Agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se 100 njerëz vdiqën në provincën Gansu dhe 11 në qytetin Haidong të rajonit Qinghai. Gjithashtu, autoritetet hekurudhore kanë ndaluar lëvizjen e trenave në zonat e prekura nga tërmeti. Në një mesazh, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një hetim të plotë dhe nisjen e operacioneve të shpëtimit për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti. Ai kërkoi nga autoritetet vendore që të ulin numrin e viktimave duke i trajtuar në kohë të plagosurit dhe të monitorojnë me kujdes situatën.