Dhjetor 20, 2023 08:03 Europe/Tirane
  • Malajzia pengon hyrjen e anijeve sioniste në portet e saj

Kryeministri i Malajzisë ka njoftuar se vendi do të pengojë hyrjen e anijeve të një kompanie sioniste në portet e saj.

Sipas IRNA nga Al Jazeera, kryeministri i Malajzisë Anvar Ibrahim njoftoi se kompania izraelite e anijeve ZIM do të pengohet të hyjë në portet e vend. Kryeministri i Malajzisë shtoi: Ndalimi i hyrjes së kompanisë detare ZIM në portet e Malajzisë do të zbatohet brenda 4 javësh. Më herët kompania sioniste Zim kishte ndryshuar rrugën detare drejt territoreve të pushtuara nga Deti i Kuq për shkak të frikës nga reagimi i forcave të armatosura jemenase. Në ditët e fundit, forcat jemenase kanë sulmuar disa anije sioniste dhe një luftanije amerikane në Detin e Kuq dhe e kanë bërë këtë rrugë ujore krejtësisht të pasigurt për regjimin sionist, aq sa krerët e Tel Avivit i kanë kërkuar zyrtarisht ndihmë Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës për të shpëtuar anijet e tij. Veprimet e ushtrisë jemenase kanë paralizuar portin e rëndësishëm Eilat të regjimit sionist.

Tags