Mbështetësit e Palestinës protestojnë në kryeqytetin britanik
(last modified Sun, 24 Dec 2023 07:59:22 GMT )
Dhjetor 24, 2023 08:59 Europe/Tirane
  • Mbështetësit e Palestinës protestojnë në kryeqytetin britanik

Në Londër, kryeqytetin e Britanisë së Madhe, për të 11 javën radhazi u mbajtën demonstrata të mbështetësve të Palestinës.

Sipas IRNA, mijëra njerëz nga shtresa të ndryshme të popullit britanik protestuan në rrugët e Londrës qendrore për të 11 javë radhazi dhe deklaruan solidaritet me palestinezët në prag të lindjes së Jezu Krishtit (a.s.) dhe shprehën zemërimin e tyre ndaj sulmeve të regjimit sionist kundër palestinezëve. Pjesëmarrësit në demonstratën e Londrës, nga fe dhe kombësi të ndryshme, valëvitën flamurin palestinez dhe brohoritën parulla duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Të shtunën mijëra mbështetës të Palestinës gjithashtu vazhduan protestat  kundër krimeve brutale të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Dje  për të dhjetën javë radhazi në qytete të ndryshme britanike, protestuesit bërtisnin parulla që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Mbështetësit e popullit palestinez nga e gjithë bota dënuan krimet e regjimit sionist kundër popullit të Rripit të Gazës duke mbajtur demonstrata masive. Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, sionistët kanë ndërmarrë një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit palestinez të pambrojtur dhe të shtypur. Që nga fillimi i sulmit të regjimit sionist në Rripin e Gazës, 20.57 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë ranë dëshmorë dhe 53.320 palestinezë u plagosën.

Tags