Biden dhe Emir i Katarit biseduan për armëpushimin në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153192-biden_dhe_emir_i_katarit_biseduan_për_armëpushimin_në_gaza
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emir i Katarit, të martën patën një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit në Palestinë, duke përfshirë armëpushimin e përhershëm në Gaza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2023 05:14 Europe/Tirane
  • Biden dhe Emir i Katarit biseduan për armëpushimin në Gaza

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emir i Katarit, të martën patën një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit në Palestinë, duke përfshirë armëpushimin e përhershëm në Gaza.

Sipas Al Jazeera Katar, ndër çështjet e tjera të diskutuara nga të dy liderët në këtë bisedë telefonike ishte edhe përpjekja për të ndërmjetësuar një armëpushim të përbashkët dhe ndalimin e përhershëm të konfliktit në Gaza. Marrëdhëniet strategjike mes SHBA-së dhe Katarit, mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të këtyre marrëdhënieve, së bashku me çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, ishin temat e tjera që u diskutuan në këtë bisedë telefonike. Muajin e kaluar, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammad bin Abdul Rahman Al Thani, shkoi në Amerikë dhe u takua me homologun e tij amerikan Anthony Blinken në Uashington. Bin Abd al-Rahman gjithashtu theksoi se bombardimet e vazhdueshme të Gazës do të komplikojnë përpjekjet e ndërmjetësimit dhe do të intensifikojnë fatkeqësinë humanitare. Katari, së bashku me Egjiptin, është një nga vendet që ka punuar shumë për një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe ka luajtur një rol kyç në armëpushimin e përkohshëm dhe lirimin e të burgosurve sionistë në Gaza. Arroganca e Tel Avivit në programin e shkëmbimit të të burgosurve çoi në dështimin e negociatave dhe më në fund në rifillimin e krimeve nga regjimi sionist në Gaza.