Emri i Trump hiqet nga fleta e votimit në Maine
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153268-emri_i_trump_hiqet_nga_fleta_e_votimit_në_maine
Shefi i Zgjedhjeve i shtetit Maine, ka deklaruar "Donald Trumpit", ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet paraprake të këtij shteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2023 05:09 Europe/Tirane
  • Emri i Trump hiqet nga fleta e votimit në Maine

Shefi i Zgjedhjeve i shtetit Maine, ka deklaruar "Donald Trumpit", ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet paraprake të këtij shteti.

Kanali i lajmeve CNN këtë veprim e përshkroi si një "vendim tronditës" bazuar në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili ndalon emërimin e zyrtarëve në poste qeveritare nëse ata luajnë një rol në trazira ose rebelime. Me këtë vendim, Maine është shteti i dytë pas Kolorados që bazuar në këtë klauzolë ligjore e skualifikon Donald Trumpin. Zonja Shenna Bellows, Sekretare e Punëve të Brendshme të shtetit të Maine, duke cituar Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili ka të bëjë me "ndalimin e rebelimit", thotë se kandidatit kryesor republikan në zgjedhjet e vitit të ardhshëm i ndalohet pjesëmarrja për shkak të nxitjes së trazirave dhe mashtrimit të supozuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2020. Për shkak se ai ka nxitur mbështetësit e tij që të sulmojnë Kongresin Amerikan, ai nuk ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet në këtë shtet. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, fushata elektorale e Trump e quajti atë “vjedhje të zgjedhjeve” dhe njoftoi se do të protestonte kundër këtij vendimi.