Presidenti i Kubës: Është koha për t'i dhënë fund brutalitetit izraelit
(last modified Fri, 29 Dec 2023 18:56:27 GMT )
Dhjetor 29, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Presidenti i Kubës: Është koha për t'i dhënë fund brutalitetit izraelit

Presidenti kuban tha se është koha për t'i dhënë fund brutalitetit të Izraelit kundër popullit palestinez.

Sipas Agjencisë së Lajmeve IRIB, Presidenti kuban tha se është koha për t'i dhënë fund brutalitetit të Izraelit kundër popullit palestinez.

Miguel Diaz-Canel dënoi agresionin dhe krimet e Izraelit kundër civilëve në Rripin e Gazës, duke e theksuar këtë në faqen e tij personale në rrjetin social X.

Presidenti kuban shtoi se ajo që po ndodh në Gaza është një turp për njerëzimin dhe një plagë e madhe për të drejtën ndërkombëtare.

Miguel Diaz-Canel shtoi se Kuba nuk do t'i mbyllë kurrë sytë para krimeve të tilla dhe do të vazhdojë të mbrojë me zë të lartë Palestinën dhe popullin palestinez.

Ai gjithashtu theksoi se gjenocidi masiv i pushtuesve izraelitë në Rripin e Gazës është një akt terrorist dhe qëllimi i tij është poshtërimi i njerëzimit.

 

Tags