Dhjetor 31, 2023 08:06 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut dërgon tre satelitë ushtarakë në hapësirë

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut të dielën raportoi se Pheniani planifikon të lëshojë tre satelitë të tjerë zbulues ushtarakë në vitin 2024.

Sipas AFP, lëshimi i këtyre satelitëve është një nga vendimet kryesore të marra në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut. Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut shtoi: Duke marrë parasysh lëshimin me sukses të satelitit të parë zbulues në vitin 2023, u njoftua se tre satelitë të tjerë zbulues do të lëshohen në vitin 2024 për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë hapësinore.  Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un në samitin pesë-ditor që përfundoi të shtunën tha se ai nuk kërkon më pajtim dhe bashkim me Korenë e Jugut dhe fajësoi Seulin dhe Uashingtonin për "vazhdimin e një situate krize të pakontrollueshme". Ai deklaroi:  Besoj se do të ishte gabim t'i shihnim ata që na quajnë "armikun tonë kryesor" si partnerë në pajtim dhe bashkim. Koreja e Veriut më 21 nëntor dërgoi me sukses satelitin e saj të zbulimit ushtarak në hapësirë.  Sateliti transmetoi imazhe të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, bazave ushtarake amerikane dhe "zonave të synuara" në Korenë e Jugut. Pas lëshimit të satelitit të zbulimit të Phenianit, Koreja e Jugut pezulloi marrëveshjen ushtarake midis dy Koreve që u nënshkrua në vitin 2018 me qëllim uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Tags