Dhjetor 31, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Një tjetër zezak bie viktimë e të shtënave nga policia amerikane

Policia amerikane ka publikuar videon që lidhet me vrasjen e një gruaje me ngjyrë nga një oficer policie në Los Angeles.

Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, policia amerikane ka publikuar një video nga kamera e uniformës së oficerit të policisë së këtij vendi, e cila lidhet me momentin e vrasjes së “Niani Finelson”, një shtetase zezake. Niani Finelson ka lajmëruar policinë pas një ngjarje dhune në familje dhe ka kërkuar ndihmë. Në videon përkatëse shihen disa oficerë policie që shkuan në shtëpinë e kësaj gruaje dhe fillimisht tentuan të hynin me dhunë. Pasi Finelson hapi derën, një nga oficerët e policisë qëlloi menjëherë me 4 pluymba në drejtim të saj dhe e vrau. Kjo vrasje në Lancaster, një qytet në veri të Los Anxhelosit, shkaktoi protesta të gjera. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se përse deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të luftuar brutalitetin e policisë dhe vrasjen e zezakëve? Çdo vit, qindra amerikanë vriten nga policia e këtij vendi dhe në shumë nga këto raste  policët nuk dënohen. Diskriminimi racor dhe dhuna ndaj zezakëve është po aq e vjetër sa historia amerikane dhe është konsideruar gjithmonë si një nga tiparet e urryera të shoqërisë amerikane. Më 25 maj 2020, polici amerikan "Derek Chauvin" i vuri gjurin në qafë një të riu me ngjyrë të quajtur George Floyd dhe e vrau atë.

Tags